Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield.
“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield.
Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023. ” shprehet Xhaçka.
Kryeministri Edi Rama së bashku me disa prej ministrave, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.