Mjedis

Mbulesa speciale për të mbrojtur nga zjarri pemët më të mëdha në Kaliforni (Foto)

Pemët më të mëdha në botë në Kaliforni janë në rrezik, të kërcënuara nga flakët. Veçanërisht dy vatra të shkaktuara nga rrufeja më 9 shtator, janë afruar në mënyrë të rrezikshme pranë Pyllit Gjigant në Parkun Kombëtar Sequoia: në pyll, ndodhen pesë nga pemët më të vjetra në botë, përfshirë “Gjeneralin Sherman”, që ka një bazë prej 11 metrash diametër.

Pemët përshtaten me zjarrin, por ato mund të përfshihen nga flakët që kanë djegur në zonë dhjetëra hektarë pyje për javë të tëra, të ushqyera nga thatësira dhe nxehtësia.

Zjarret në fakt kanë djegur mijëra drurë të kuq vitin e kaluar, disa prej tyre të gjatë sa rrokaqiejt dhe mijëra-vjeçarë. Së fundmi, “Colony Fire”, një nga dy vatrat e frontit gjigant të zjarrit, është rreth një milje larg nga Giants Forest.

Në përpjekje për t’i mbrojtur, autoritetet dhe forcat zjarrfikëse, filluan t’i mbështjellin pemët gjigante me mbulesa speciale, materiale të papërshkueshëm nga zjarri, me substanca sipërfaqësore që kanë potencial toksik.

Zjarrfikësit gjithashtu pastruan zonën. “Ne po marrim masa të jashtëzakonshme për të mbrojtur këto pemë 2,000 / 3,000 vjeçare. Ne duam të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i mbrojtur ato”, – siguroi Christy Brigham, zëdhënës i parkut, ku 500 zjarrfikës dhe vullnetarë kanë punuar prej ditësh.

Thatësira historike dhe valët e të nxehtit të lidhura me ndryshimet klimatike, po e bëjnë më të komplikuar shuarjen e zjarrit në Perëndimin amerikan.

Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës e ka bërë rajonin shumë më të nxehtë dhe më të thatë gjatë 30 viteve të fundit dhe do të vazhdojë ta bëjë klimën më ekstreme dhe zjarret më të shpeshta dhe shkatërruese.

Një ekip kombëtar i zjarrfikësve mori komandën e përpjekjeve për të luftuar “Paradise Fire”, 11.5 milje katrorë (30 kilometra katrorë) dhe “Colony Fire”, 3 milje katrorë (8 kilometra katrorë). Në atë zonë u kryen operacione për të djegur bimësinë dhe është hedhur lëndë djegëse që mund të nxisnin flakët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë