Më shumë se 1 miliard njerëz në Kinë ose 71% e vendit më të populluar në botë janë vaksinuar plotësisht kundër Covid -19, treguan shifrat zyrtare të enjten.
“Që nga 1 Shtatori, 2.16 miliardë doza vaksine janë administruar në të gjithë vendin,” tha Mi Feng, zëdhënës i komisionit kombëtar të shëndetit, në një konferencë për shtyp.
Qeveria nuk ka shpallur publikisht një objektiv për mbulimin e vaksinimit, por një virolog i lartë, Zhong Nanshan, tha muajin e kaluar se Kina ka të ngjarë të ketë 80% të popullsisë së saj të vaksinuar deri në fund të vitit, sipas AFP.
Kjo është e dhëna më konkrete pas shpërthimit të variantit Delta në provincën juglindore të Fujian ku u infektuan rreth 200 persona.
Në rang vendi, Kina raportoi 80 raste të reja të enjten.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje