Moti

E diela, me rrebeshe afatshkurtra shiu, zonat ku temperaturat do të luhaten më shumë

Kush ka planifikuar të lëvizë në fundjavë kryesisht në bregdet duhet të shikojë dy herë temperaturat.

Sipas sinoptikanes Adiola Bani, e diela paraqitet me vranësira të shpeshta në të gjithë vendin ku në zonat Jugore e Jug-Lindore do ketë herë pas herë rrebeshe afatshkurtra shiu.

Më pak reshje do të ketë në zonat Qendrore dhe ato Lindore, ndërsa Veriu paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare.

Edhe sa i përket temperaturave të ajrit ato do të kenë një zbritje ditën e dielë, por jo shumë krahasuar me të shtunën kur termometri në disa zona shënon 31 gradë Celsius.

E diela do të ketë luhatje temperaturash kryesisht në mëngjes por dhe gjatë ditës duke bërë që vlerat të luhaten nga 11 deri në 29 gradë Celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë