Shendet

A mund t’i zëvendësoni orët e gjumit?

Tashmë është e ditur se gjumi është thelbësor për shëndetin. Kjo është e vërtetë për pothuajse të gjitha krijesat e gjalla. Por përpos rëndësisë së tij, hulumtimet e reja tregojnë se ideja për të zëvendësuar orët e gjumit është e gabuar. Studiuesit në Universitetin Jagiellonian në Krakov, Poloni, ekzaminuan ndryshimet në funksionin e trurit që lidhen me humbjen e gjumit tek të rriturit. Rezultatet e tyre u shfaqen në revistën “PLOS ONETrusted Source”. Pjesëmarrësit kaluan 10 ditë duke fjetur pak dhe një javë më pas i rikuperuan orët e munguara. Gjetjet e studiuesve tregojnë që privimi i gjumit ndikon shumë në funksionalitetin e trurit.
Sasia e gjumit për të cilën njerëzit kanë nevojë ndryshon nga njëri në tjetrin. Në përgjithësi të rriturit kërkojnë të paktën 7 orë gjumë çdo ditë për të ruajtur funksionalitetin maksimal të trurit.
Stephanie M. Stahl profesore e mjekësisë klinike dhe neurologjisë klinike në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Indiana në Indianapolis, ajo tha se këto studime kanë shumë rëndësi.
“Ky studim i shtohet një sasie të madhe dëshmish se gjumi i pamjaftueshëm ka efekte të dëmshme në funksionimin e trurit tonë. Ky studim në veçanti nënvizon se edhe një kohëzgjatje e shkurtër e humbur nga gjumi ndikon në dëmtimin e trurit dhe nuk vlen fare nëse i rikuperoni orët e gjumit,” shtoi Stahl.
Shumë njerëz nënvlerësojnë efektet e gjumit të reduktuar në shëndetin e tyre mendor dhe fizik.
“Mungesa kronike e gjumit është një problem shumë i panjohur në shoqëri. Mungesa e gjumit është një shkak shumë i zakonshëm i përqendrimit të dobët, pakujdesisë dhe përgjumjes gjatë ditës, duke rritur rrezikun e aksidenteve, përfshirë aksidentet e automjeteve,” thotë më tej Stahl.
Në studimin e ri, hetuesit përdorën masa të sofistikuara të zgjimit. Një masë e tillë ishte aktigrafia e vazhdueshme, ku me anë të sensorëve monitorohen të gjitha aktivitetet e trupit të pjesëmarrësve. Shkencëtarët gjithashtu monitoruan aktivitetin e trurit me EEG çdo ditë dhe përdorën teste të ndryshme të performancës njohëse subjektive dhe objektive.

Autorët e studimit kanë shkruar se studimi aktual tregon se nuk mund të zëvendësohet gjumi dhe duhet që individët të plotësojnë orarin e tyre të gjumit çdo ditë. Hetuesit zbuluan se “pasojat neuro -të sjelljes të privimit kronik të pjesshëm të gjumit nuk mund të kapërcehen lehtë dhe të zgjasin shumë më tepër nga sa prisni”.
Aric Prather, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko vuri në dukje se ky hulumtim shton dëshmitë në rritje në lidhje me rëndësinë e gjumit.
“Ky studim siguron dëshmi të mëtejshme se nuk duhet të anashkalohen orët e gjumit sepse nuk mund të kompensohen,” përfundoi Prather.
Burimi:MedicaNews/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë