Rregullatorët e shëndetit të Bashkimit Europian klasifikuan si një efekt anësor të mundshëm të vaksinës AstraZeneca një çrregullim nervor, të quajtur “Sindroma Gullain-Barre”.
Agjencia Europiane e Barnave tha se lidhja me kësaj sindrome dhe vaksinës AstraZeneca ishte “më e pakta një mundësi e arsyeshme”, pasi 833 raste me këtë sindromë janë raportuar nga 592 milionë doza AztraZeneca që janë dhënë deri më 31 gusht në mbarë botën.
Agjencia i karakterizoi këto efekte anësore si “tmerrësisht të rralla” dhe thekson se përfitimet nga vaksinimi janë shumë më të mëdha se risqet.
Në SHBA, autoritetet amerikane kanë dhënë një paralajmërim për mundësinë e Sindromës Guillain-Barre pas vaksinimin me Johnso&Johnson. Të dyja vaksinat përdorin të njëjtën teknologji prodhimi dhe janë të lidhura edhe me rastet më të shumta të mpiksjes së gjakut.
Sindroma Gullain-Barre është një çrregullim i autoimunitar, ku vetë sistemi imunitar i një personi dëmton nervat, duke shkaktuar dobësim të muskujve dhe ndonjëherë edhe paralizë. Sindroma mund të shkaktojë simptoma me kohëzgjatje nga javë, deri në vite. Shumica e personave rikuperohen plotësisht, ndërsa të tjerë mund të pësojnë dëmtim të përhershëm të nervave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje