Shendet

Lidhja mes diabetit të tipit 2 dhe anapeas së gjumit

Sipas një raporti të fundit më shumë se 50 për qind e pacientëve me llojin e diabetit të tipit 2 gjithashtu vuajnë nga parregullsi të gjumit.
Të dhënat nga Shoqëria Kërkimore për Studimin e Diabetit në Indi (RSSDI) tregojnë se kjo gjendje mund të jetë aq e keqe sa që është e nevojshme dhe ndërhyrja mjekësore. Sipas studimit është e rëndësishme për këta persona që të shmangin gjendjen e apneas obstruktive (çrregullimi i frymëmarrjes i lidhur me gjumin dhe karakterizohet nga episode të përsëritura të pengimit të plotë ose të pjesshëm të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes).
Ekspertët kanë shkruar se është shumë i rëndësishëm që të bëhet kontrolli i kësaj gjendje për diabetikët. Ata shkruan gjithashtu se shqyrtimi, diagnostikimi dhe trajtimi i duhur i apneas obstruktive të gjumit në pacientët me diabet në fazat fillestare mund të ulë ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe të përmirësojë cilësinë e jetës.
Sipas Sibasish Dey, një nga autorët e studimit tha se të dhënat shkencore tregojnë se prania e apneas obstruktive të gjumit e cila nuk trajtohet lidhet me kontrollin e dobët të glikemisë tek pacientët me diabet të tipit 2. Individët që shfaqin shenja dhe simptoma të apneas obstruktive të gjumit duhet të marrin në konsideratë shqyrtimin për bashkë-ekzistencën e diabetit të tipit 2.
Sipas studimit trajtimi për apnea obstruktive të gjumit në pacientët me diabet të tipit 2 lidhen me ndryshimin e stilit të jetesës dhe menaxhimin e medikamenteve dhe kontrolleve mjekësore. Ekspertët shkruajnë se është shumë e rëndësishme që stërvitja e rregullt, një dietë e shëndetshme janë të rëndësishme për të mbajtur nën kontroll këtë gjendje.
Burimi:CNN/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë