Kombetarja

Ndryshime nga porta në sulm, Shqipëria mund të marrë sot vendin e dytë në grup

Me një fitore të mundshme sot në mbrëmje ndaj San Marinos, Shqipëria ngjitet në kuotën e 12 pikëve në grup dhe me një kombinim të favorshëm të rezultateve të rivaleve, mund ta shohë veten në vend të dytë të Grupit I, pas Anglisë. Kjo e fundit do të na bënte një nder, nëse do të mposhtte Poloninë, aktualisht 1 pikë para kuqezinjve.

Para se këto llogari të kenë vlerë, skuadra e Rejës duhet të mundë San Marinon, një kundërshtar modest, madje me sa më shumë gola për të përmirësuar golaverazhin e rëndëuar me 4 golat e pësuar në Varshavë. Trajneri Edi Reja sot do të bëjë ndryshime në të gjithë repartet, nga porta në sulm.

Para nisjes se ndeshjes Shqiperi-Hungari. Gazeta Si, 8 shtator 2021

Ai nuk do të aktivizojë Berishën, titullar ndaj Polonisë dhe Hungarisë. Këtë e la të kuptohet me daljen në konferencë shtypi të Hysajt, i cili pritet të mbajë shiritin e kapitenit. Kudratin e portës do ta mbrojë Strakosha me shumë mundësi, ndërsa alternativa tjetër është Selmani. Në mbrojtje do të luajnë Kumbulla dhe Ismajli, Gjimshiti mund të pushojë për t’i lënë vendin Mihajt ose Hoxhallarit.

Në mesfushë kthehen nga skualifikimi Bare dhe Hysaj dhe që të dy pritet të jenë në fushë nga minuta e parë. Mungojnë Abrashi dhe Gjasula, i pari i dëmtuar dhe i dyti i skualifikuar, kështu që për partnerin e Bares në qendër trajneri Reja do të zgjedhë një mes Laçit dhe Ramadanit. Në të majtë pritet të luajë Hoxhallari, por mund të kalojë edhe Uzuni.

Bajrami pritet të zërë sërish vend pas dy sulmuesve, në mënyrë që të ingranohet edhe më mirë me lojën e grupit. Nëse Uzuni nuk luan në mesfushë, me siguri do të luajë në sulm bashkë me Manajn. Nëse Reja vendos që beratasi të pozicionohet në të majtë të mesfushës, atëherë në sulm do tëjetë dyshja Manaj-Broja. Cikalleshi ka pasur një dëmtim dhe do të kursehet.

Formacioni i mundshëm ndaj San Marinos

Strakosha

Ismajli Kumbulla Mihaj

Hysaj Bare Lacci Uzuni

Bajrami

Broja Manaj


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë