Shendet

Vaksinimi me dy doza shmang Covid-19 të zgjatur

Një studim i ri i botuar në revistën mjekësore “The Lancet Infectious Diseases” ka treguar se vaksinat, ndonëse nuk e izolojnë totalisht virusin, ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut për t’u prekur nga gjendja post-Covid.

“Ne zbuluam se shanset për të pasur simptoma për 28 ditë ose më shumë pas vaksinimit të plotë me dy doza u përgjysmuan,” thuhet në studim.

Ekspertët nga institucionet shëndetësore në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, nëpërmjet aplikacionit të quajtur “Studying Covid Symptoms” analizuan të dhënat të raportuara nga njerëzit.

Periudha e të dhënave që u mor në konsideratë nga ekspertët ishte mes 8 dhjetorit 2020 dhe 4 korrikut 2021. Studimi vijoi duke u krahasuar simptomat e 1.2 milionë njerëzve të vaksinuarve dhe të pavaksinuar.

Sipas studimit në mesin e tyre 6030, rezultuan pozitivë me infeksion të rëndë, pas marrjes së dozës së parë. Rreth 1 milion të rriturve që raportuan se kishin marrë një dozë të dytë të vaksinës,  2370 rezultuan pozitivë pasi përfunduan të dyja dozat.

Studiuesit zbuluan se vaksinimi lidhej me më pak raportim të simptomave në të gjitha grup moshat dhe shumë njerëz të vaksinuari ishin plotësisht asimptomatikë./CNN


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë