Kombetarja

Video/ Shpresat shpërfytyrohen në Çeki, gabime amatore dhe humbje e thellë

Shqipëria U-21 ka pësuar një humbje të thellë në Çeki, në ndshjen e dytë në grup në kualifikueset e Europianit. Kuqezinjtë e vegjël janë mundur 4-0 dhe rezultati flet qartë për paraqitjen e tyre në këtë transfertë.

Pjesa e parë ishte shumë e dobët. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi pësoi 3 gola të shpejtë, 2 të parët për gabime të pafalshme të portierit Alia. Çekët shfrytëzuan dobësitë në mbrojtjes të skuadrës sonë dhe bënë çfarë deshën. Në pjesën e dytë ata shënuan edhe golin e katërt.

Shqipëria e mbylli ndeshjen me 10 vetë, pasi Mitaj u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë). Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Grupin G dhe pas 2 ndeshjesh kanë vetëm 3 pikë, pas fitores me Andorrën. Në grup bëjnë pjesë edhe Çekia, që kryeson me 6 pikë, Anglia, Kosova, Sllovenia dhe Andorra.

Skuadra jonë e nisi ndeshjen në Çeki me këtë formacion: Alia, Ismailgeci, Pëllumbi, Selmani, Mitaj, Marku, Muçi, Çelhaka, Lakti, Karrica dhe Gjata. Çoba zuri vendin e Gjatës që në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Mehmeti, Nikqi, Prengaj dhe Vangjeli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë