Shendet

Ekspozimi në ajër të ndotur nxit shtrimet në spital nga Covid-19

Ekspozimi i një personi në ajër të ndotur shpesh herë, mund të nënkuptojë se këta individë kanë më shumë gjasa të kenë nevojë për trajtim spitalor nëse infektohen nga Covid-19, sipas një raporti të ri.
Studiuesit nga Kolegji “Imperial” në Londër kanë gjetur një lidhje midis ekspozimit të njerëzve ndaj ajrit të ndotur dhe sa ndikon kjo në sëmundshmërinë e tyre.
Raporti i udhëhequr nga Grupi i Kërkimeve Mjedisore i Kolegjit “Imperial”, vlerësoi studimet nga e gjithë bota dhe zbuluan se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit para pandemisë jo vetëm që rrit rrezikun që individët të kërkojë shtrimin në spital nëse infektohen me virusin, por gjithashtu rrit mundësitë e tyre për t’u sëmurur në radhë të parë.
Sadiq Khan, një prej ekspertëve që ka marrë pjesë në studim ka thënë se rishikimi tregon qartë se trajtimi i ndotjes së ajrit është thelbësor për të ndihmuar komunitetet të krijojnë rezistencë ndaj Covid-19.
“Ne tashmë e dimë se ndotja e ajrit ka shkaktuar sëmundje që ndryshojnë jetën, të tilla si kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe astma. Por deri më tani studimet e mëparshme kanë nënvlerësuar rolin që luan ndotja e ajrit në sëmundjet infektive si pneumonia, bronkiti dhe së fundmi Covid-19. Kjo përmbledhje e re e udhëhequr nga studiuesit e bën të qartë se trajtimi i ndotjes së ajrit është një pjesë vitale e ndërtimit të elasticitetit tonë ndaj Covid-19 dhe infeksioneve të tjera si ai. Vendimet që marrim tani për të trajtuar ndotjen e ajrit janë vërtet një çështje jete dhe vdekjeje,” shtoi ai.
Profesori Paul Plant, zëvendësdrejtori i Shëndetit Publik në Angli, tha se cilësia e dobët e ajrit prek veçanërisht njerëzit që janë më të prekshëm nga dëmtimet e frymëmarrjes, përfshirë ata me sëmundje të zemrës dhe mushkërive, fëmijët dhe të moshuarit.
“Përmirësimi i cilësisë së ajrit është thelbësor për zvogëlimin e ndikimeve shëndetësore të ndotjes së ajrit në Londër dhe do t’i ndihmojë njerëzit të jetojnë jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme përtej pandemisë,” shton më tej Plant./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë