Dragon ball Super, seriali i animuar që ka bërë për vete gjithë botën, është ndaluar të transmetohet në Argjentinë pasi Ministria e Grave dhe Diversitetit Seksual të Buenos Aires ka paraqitur një ankesë duke pretenduar se Dragon Ball Super, një film vizatimor i drejtuar kryesisht fëmijëve, ka shfaqur skena që normalizojnë ngacmimet dhe abuzimet seksuale.
Në këtë rast, Ministria e Grave i referohet në mënyrë specifike episodit 91 të serisë, në të cilën Yamcha bind Puar të shndërrohet në një grua për të ngopur “instinktet e ulëta” të Mjeshtër Roshit. Ajo gjendet e vetme në një dhomë me Mjeshtër Roshin ku i lutet që të mos i afrohet por ai nuk e dëgjon.
Ankesa nga Ministria e Grave theksoi faktin se ky program televiziv u transmetua nga Cartoon Netëork, një kanal televiziv i fokusuar tek fëmijët. Sipas një deklarate të postuar nga Qeveria e Provincës së Buenos Aires, u arrit në përfundimin se episodi përmbante skena dhune seksuale nga një i moshuar ndaj një të miture kështu që seriali nuk do të transmetohet më derisa të hiqen ato skena nga seriali.
Pas censurës së Dragon Ball Super në Argjentinë, përdoruesit e Twitter nuk pritën dhe filluan të mbushnin internetin me meme për të.
Çuditërisht, nuk është rasti i parë i censurës për këtë serial pasi që nga fillimi i saj Dragon Ball është përfolur goxha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.