Qumështi i gjirit nga nënat që kanë marrë një vaksinë Covid-19 përmban antitrupa, të cilët potencialisht mund të mbrojnë nga infeksioni, thuhet ne nje studim te fundit.
Studiuesit e Universitetit të Floridës thanë se gjetjet e tyre mund të kenë një ndikim pozitiv në normat e vaksinimit për gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji, për të cilat vaksinat janë konsideruar të sigurta, por shumë prej tyre ngurrojnë.
“Shumë nëna, gra shtatzëna, kanë frikë të vaksinohen. Ata duan të bëjnë atë që është më e mira për foshnjat e tyre. Kjo është diçka që ne donim të dinim, nëse mund të sigurojë në të vërtetë ndonjë përfitim, “tha Josef Neu, bashkautor i studimit dhe profesor në Departamentin e Pediatrisë dhe Neonatologjisë të Kolegjit të Mjekësisë të Universitetin e Floridës.
Autori i studimit Joseph Larkin tha se për shkak se foshnjat lindin pa një sistem imunitar të zhvilluar plotësisht dhe janë shumë të vegjël për t’u vaksinuar, ata janë më të prekshëm ndaj sëmundjeve.
Por ai thotë se qumështi i gjirit mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit kundër infeksionit.
“Qumështi është një substancë dinamike. Pra, me fjalë të tjera, asaj që foshnja dhe nëna janë të ekspozuara në mjedis, ka ndryshime në qumësht që korrespondojnë me këto kushte mjedisore dhe këto pastaj mund të ndihmojnë veçanërisht foshnjën,” shtoi Larkin.
Studimi analizoi qumështin e gjirit të 21 nënave me gji që punonin në fushën e kujdesit shëndetësor. Pjesëmarrësit u regjistruan në studim nga Dhjetori 2020, kur vaksinat Pfizer dhe Moderna u bënë të disponueshme për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe zgjatën deri në Mars. Gjaku dhe qumështi i nënave u testuan në tre intervale për antitrupa para vaksinimit, pas dozës së parë të vaksinës dhe pas dozës së dytë.
Shkencëtarët zbuluan se në qumështi i gjirit, rrit 100 herë antitrupat e imunoglobulinës A, të cilat luajnë një rol vendimtar në funksionimin imunitar dhe luftimin e infeksionit, pas dozës së dytë.
Studimi zbuloi se pjesëmarrëset e studimit që morën vaksinën Pfizer kishin më shumë antitrupa në qumështin e gjirit në krahasim me ata që morën vaksinën Moderna, por vuri në dukje se do të nevojiteshin studime të tjera më të gjera për të konfirmuar këto gjetje. Studiuesit pranuan se studimi i tyre nuk përcaktoi nëse dhe në çfarë mase antitrupat e gjetur në qumështin e gjirit mbronin foshnjat kundër Covid-19, por thanë se ky është një fillim i mbarë për gjetje të tjera të rëndësishme për nënat dhe foshnjat.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje