Kombetarja

Reja e pranon: Vendimtare me Hungarinë, i kemi lojtarët për ta mundur

“Kemi ndeshjen me Hungarinë pas atij rezultati të padrejtë në Poloni. Pres një ndeshje të mirë nga skuadra. Duhet të bëjmë paraqitje si në Poloni në lojë. Nëse shohim rezultatin, duket sikur na kanë masakruar, por nuk është ashtu. Në vija të përgjithshme, skuadra bëri paraqitje të mirë. Shpresojmë të gjejmë frymën e ekipit. Një humbje me Poloninë mund të qëndrojë, por me Hungarinë duhet të fitojmë patjetër. Çdo ndeshje është vendimtare, jemi akoma në lojë, – theksoi trajneri Reja në fillim të konferencës për shtyp.

I pari i stolit kuqezi e di shumë mirë se vetëm fitorja vlen, në të kundërt situata kompletohet për Shqipërinë, por edhe për italianin personalisht. Duke u fokusuar te kundërshtari i nesërm, ai tha: “Hungaria ka skuadër të mirë, por ne duhet të jemi të përqendruar. Mund të kemi të njëjtin sistem loje, por trajnerët kanë mënyrat e tyre të zhvillimit të lojës. Rosi ka një ekip kompetitiv, një grup të fort ë .

Kombetarja ne stervitje. Gazeta Si, 4 shtator 2021

Megjithatë, Shqipëria ka lojtarë për ta vendosur në vështirësi Hungarinë. Kemi mungesa të rëndësishme dhe do të shoh se çfarë mund të ndryshoj. Në Poloni kemi bërë gabime, por nuk ka shkuar gjithçka keq. Kemi bërë gabime individuale. Golat e kundërshtarit nuk është se erdhën nga taktika e tij.”

Pastaj Reja foli për formacikonin, për Brojën dhe Uzunin, të cilët mund të luajnë në ndeshjen e radhës: “Brojën e kam grumbulluar, është lojtar me të ardhme të ndritur, por në ndeshjet që ka bërë nuk më ka dhënë garancinë se ndihet gati. Ka ardhur Bajrami dhe është në formë. Duhet të bëj një analizë dhe të shoh gjendjen e lojtarëve. Nuk ka nevojë të flas me Uzunin për Hungarinë.

Kemi një staf që bën analiza, Hungarinë e pamë në Europian. Me Uzunin mund të flas për Ferencvaroshin, jo për Hungarinë. Uzuni ka shanse të luajë titullar, është shumë i motivuar dhe mund të luajë, por do të shoh deri nesër. Ndeshja me Hungarinë është vendimtare, por çdo ndeshje është vendimtare. Objektivi ynë ëhstë që në shtëpi të fitojmë çdo ndeshje, kështu mbajmë gjallë shpresat për kualifikim”.

Në fund edhe një koment për tifozët: “Sigurisht, shumë i lumtur që tifozët do të rikthehen në stadium, futbolli është sporti më i adhuruar në Shqipëri dhe nuk ka kuptim pa tifozë. Është avantazh për ne, në pandemi ndiheshim bosh, ndeshjet dukeshin si miqësore”. Për ndeshjen e nesërme trajneri Reja nuk ka të gatshëm Manajn, Hysajn dhe Baren, të tre për shkak kartonësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë