Moti

Fundjava sjell shi

Gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e presionit të lartë atmosferik i pozicionuar në ishujt britanikë. Në fundjavë priten reshje të dobëta ose lokalisht të dobëta në disa qarqe. Pritet që moti të jetë me kthjellime dhe vranësira të vazhdueshme të shtunën dhe të dielën.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 6-8 m/sek në bregdet, ndërsa valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në zonat bregdetare: 19- 26 gradë celsius.

Në vendet e ulëta: 15-29 gradë celsius.

Në vendet malore: 10-25  gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë