Nivelet e antitrupave të Covid-19 po bien në mesin e njerëzve mbi 70 vjeç. Të dhënat e reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Britani tregojnë se, megjithëse imuniteti mbetet i lartë tek të moshuarit, ka pasur një rënie të imunitetit te njerëzit e kësaj moshe. Nëntëdhjetë e dy për qind e njerëzve mbi tetëdhjetë ende kanë antitrupa për të luftuar kundër koronavirusit, një rënie nga 94.4 për qind në korrik. Ekspertët mendojnë se këto shifra do të vazhdojnë të bien dhe disa janë të shqetësuar për tendencën por për muajt e dimrit.
“Meqenëse më të moshuarit dhe më të prekshmit ishin njerëzit e parë që morën të dy vaksinat, ata janë të parët që filluan të humbasin nivelin e tyre të mbrojtjes. Nivelet e Covid ka të ngjarë të rriten gjatë vjeshtës dhe dimrit dhe ne do ta shohim këtë të kombinuar me sëmundje të tjera si gripi,” tha Quinton Fivelman, nga Laboratori Kombëtar Mjekësor në Londër.
Raporti i ONS, i publikuar të Mërkurën, tregon se që nga fundi i korrikut, pozitiviteti i antitrupave ka rënë tek personat 70 vjeç e lart.
Profesori Carl Heneghan, një epidemiolog në Universitetin e Oksfordit, tha se rënia e numrit të antitrupave tek të moshuarit nuk ishin “aq e papritur”.
“Ndërsa plakemi, sistemi ynë imunitar gradualisht përkeqësohet një proces i referuar si imunoshencencë që fillon rreth moshës 60 vjeç,” tha ai.
Kjo do të thotë se përgjigja imune e të moshuarve ndaj infeksioneve akute bie me kalimin e kohës, ashtu si edhe “kujtesa imune afatgjatë e fituar nga vaksinimet dhe nga infeksionet e mëparshme”/The Independent/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje