Kombetarja

Video/ Nisje katastrofike e ndeshjes. Cikalleshi shtang polakët, Berisha pa fat

Një nisje të ndeshjes më të keqe nuk mund të kishte për kuqezinjtë: tre kartonë të verdhë brenda 10 minutash për gabime të Abrashit, Bares dhe Hysajt. Më pas edhe goli i Levandovskit dhe 1-0. Por pas këtij momenti situata ka ndryshuar dhe Kombëtarja jonë e ka kaluar ngërçin.

Kuqezinjtë e kanë spostuar lojën në gjysmëfushën polake dhe kanë barazuar me anë të Cikalleshit. Një gol shumë i bukur i kavajasit, pas një pasimi të saktë të Gjasulës, ndërsa Manaj më pas i është afruar dy herë golit të dytë, por është ndalur nga Shezni.

Në momentin tonë më të mirë, në fundin e pjesës së parë, Polonia ka gjetur sërish golin me Buksan, edhe ai pas një goditjeje me kokë. Topi është përplasur në shtyllë dhe pastaj ka përfunduar në rrjetën e Berishës. Pjesa e parë është mbyllur 2-1.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë