Kombetarja

Formacioni zyrtar, konfirmohet dyshja Cikalleshi-Manaj në sulmin kuqezi

Pak pak nis në Varshavë ndeshja mes Kombëtares sonë dhe Polonisë, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të Katarit. Trajneri Reja ka bërë zgjedhjet e tij për këtë transfertë, ku dilema e vetme në fakt ishte sulmi.

Italiani ka konfirmuar dyshen Cikalleshi-Manaj, ndërsa Broja dhe Uzuni e nisin nga stoli. Pjesa tjetër e skuadrës është ajo që pritej, me Berishën në portën, Ismajlin, Kumbullën dhe Gjimshitin në mbrojtje, si dhe Abrashin, Gjasulën, Baren, Hysajn dhe Trashin në mesfushë.

Formacioni zyrtar i kuqezinjve. Gazeta Si, 2 shtator 2021

Bajrami mbeti jashtë kësaj ndeshjeje, por pritet të luajë ndaj Hungarisë në Elbasan. Kuqezinjtë synojnë të marrin rezultat pozitiv në Poloni, ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në objektivin për vendin e dytë në Grupin I.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë