Të gjithë klientët e McDonald’s e dinë problemin më të madh të kompanisë, makina e akullores dhe milkshake-ve është gjithmonë e prishur.
Në rrjetet sociale dhe në emisionet humoristike në TV, ka pasur gjithmonë shaka lidhur me këtë situatë. Përsëritja e fjalisë “makineria është prishur” ishte aq e shpeshte sa qytetarët nisën të dyshojnë nëse me të vërtetë McDonald’s ka një të tillë.
Kështu, Komisioni Federal i Tregtisë në SHBA ka nisur hetimet duke kërkuar informacion mbi situatën.
Sipas McDonald’s, kjo ndodh sepse makineritë janë problematike mund të prishen dhe vetëm duke u pastruar dhe janë të vështira për t’u rregulluar.
KFT-ja dëshiron të dijë se si McDonald’s shqyrton furnizuesit dhe pajisjet, përfshirë makinat e akullores dhe sa shpesh pronarët e restoranteve lejohen të punojnë në makineri.
Hetimi i Komisionit është paraprak dhe “ekzistenca e një hetimi paraprak nuk tregon se KFT ose stafi i saj ka gjetur ndonjë gjë të keqe”.
Burimi: WallStreet Journal/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.