Me daljen e Etrit Berishës në konferencë shtypi, në statusin e kapitenit, kuptohet lehtë që është ai titullari i portës për ndeshjen e nesërme me Poloninë, e vlefshme për kualifikueset e Botërotit të Katarit.
Portieri që tashmë mbron portën e Torinos në Serinë A, ka thënë se skuadra duhet të zbatojë sa më mirë detyrat e trajnerit Reja në fushë për të bërë surprizën në Varshavë.
“Polonia është një ekip shumë i mirë, pavarësisht mungesave apo dëmtimeve që mund të ketë. Për ne është me shumë rëndësi të paraqitemi mirë si skuadër, jo kush luan. Ata kanë lojtarë, si Levandovski, por edhe ne jemi mësuar që çdo javë të shohim lojtarët tanë të luajnë në Europë. Ndeshja duhet të përgatitet në mënyrën më të mirë, që detyrat e trajnerit të zbatohen sa më mirë në fushë.
Vetëm kështu mund të arrijmë rezultat pozitiv. Polonia nuk humb në shtëpi? Çdo ditë është e re dhe mundësitë janë të reja. Ne i kemi mundësitë për ta surprizuar Poloninë, ashtu siç kemi surprizuar edhe më parë. Po fituam, do të kemi më shumë force për më tej”, – theksoi Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




