Data 30 gusht është e veçantë për Nedim Bajramin, ai ka fituar të drejtën për të luajtur me Shqipërinë, pasi FSHF arriti të zgjidhë ngërçin ligjor me FIFA-n. Vetë lojtari mezi e ka pritur këtë moment, siç e pohon edhe në një postim të fundit në rrjetet sociale.
“Më në fund, ëndrra ime, ëndrra e familjes time, ëndrra e gjyshërve të mi, u bë realitet. Unë do të përfaqësoj fanellën kuqezi dhe kombin shqiptar. Jam shumë i gëzuar dhe dua të falenderoj pafundësisht nga thellësia e zemrës me mijëra tifozë kuqezinj kudo nëpër botë, që më kanë shkruar dhe telefonuar.
Një falenderim i veçantë shkon për FSHF-në, që ia doli në këtë betejë të ndërlikuar. Nga sot përbetohem se do të jap shpirtin dhe zemrën në fushë për atë fanellë, që është krenaria e të gjithë shqiptarëve! Shihemi së shpejti”, – shkruan futbollisti më i ri i Kombëtares në profilin e tij në Instagram . Me ardhjen e tij skuadra kuqezi pritet të jetë më e bukur në lojë, pasi do të ketë fantazinë që i ka munguar gjithë këto vite.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




