Një lajm i madh për Kombëtaren, trajnerin Reja dhe gjithë tifozët kuqezi. Nedim Bajrami është zyrtarisht pjesë e Shqipërisë, pasi FSHF-ja e ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
Bajrami ka vendosur kohë më parë të luajë për fanellën kuqezi, por fakti që kishte luajtur më parë me moshat e Zvicrës, deri tek U-21, e pengoi atë të aktivizohej nga trajneri Edi Reja. Kërkesat zyrtare të FSHF-së në FIFA ishin hedhur poshtë, ndaj dhe çështja shkoi në KAS. Vendimi përfundimtar është në favor të Shqipërisë, që tashmë ka lojtarin që kërkon prej kohësh.

Edhe trajneri Reja e ka pohuar se skuadra jonë ka nevojë për një lojtar me karakteristika si ato të Bajramit. Mesfushori i Empolit, në një formë shumë të mirë sportive, pritet të jetë i rëndësishëm për kuqezinjtë në ndeshjet e shtatorit ndaj Polonisë, Hungarisë dhe San Marinos.
Më aktivizimin e Bajramit, skuadra jonë pritet të jetë më e rrezikshme në sulm, pasi tashmë do të kemi një lojtar që njeh mirë portën kundërshtare dhe filtron topa për sulmuesit. Mbetet për t’u parë, nëse trajneri Reja do të hedhë në fushë Bajramin që në ndeshjen e Polonisë, apo ai do ta nisë nga stoli.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




