Kombetarja

Reja shpall listën e të grumbulluarve, 6 sulmues për 3 ndeshjet e shtatorit

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka shpallur sot listën e lojtarëve të grumbulluar për tri ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit të Katarit, ato me Poloninë në transferetë dhe me Hungarinë dhe San Marinon në “Elbasan Arena”.

Në këtë listë bie në sy prania e 6 lojtarëve sulmues, mes tyre edhe Ernest Muçi i Legias së Varshëvës, pas paraqitjes së mirë që ai ka bërë me polakët. Ai pritet të debutojë me Kombëtaren e madhe. Sulmuesit e tjerë janë Cikalleshi, Manaj, Broja, Balaj dhe Uzuni. Pjesa tjetër e grupit përbëhet nga po ata lojtarë që kanë qenë të gatshëm në ndeshjet e fundit. Kthehen në mbrojtje Çepele dhe Mitaj.

Lista e trajnerit Reja. Gazeta Si, 28 gusht 2021

Konfirmohen ndërkohë mungesat e Taulant Xhakës dhe Ivan Balliut, të cilët e refuzuan ftesën e Kombëtares, duke u justifikuar me dëmtimet. Trajneri Reja do të flasë nesër në lidhje me zgjedhjet e tij të fundit. Kombëtarja do të grumbullohet direkt në Varshavë, duke nisur nga nesër.

Shqipëria bën pjesë në Grupin I të kualifikueseve të Botërorit dhe pas 3 ndeshjesh ka 6 pikë, që e rendition në vend të tretë, pas Anglisë dhe Hungarisë. Dy sfidat direkte me Poloninë dhe Hungarinë do të tregojnë shumë për objektivin e kuqezinjve në këto eliminatore. Ndeshja me Poloninë luhet më 2 shtator, me Hungarinë më 5 shtator dhe me San Marinon më 8 shtator.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë