Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektoi së bashku me stafin e Spitalit Infektiv punimet dhe përgatitjet që tha se po bëhet për rihapjen e spitalit Covid3, si pjesë e strategjisë së përballimit të pandemisë për vjeshtën dhe dimrin.
Drejtorja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo, që la mandatin e fituar të deputetes për të vijuar, siç tha Kryeministri Edi Rama detyrën në përballimin e pandemisë. Ajo foli për rritje të vazhdueshme të të shtruarve në spital prej fundit të muajit korrik, ndërsa tha se vihet re një shtim i moshave të reja edhe 20-vjeçare që kanë nevojë për trajtim spitalor.
Çomo përsëriti apelin për vaksnim, duke deklaruar se 95 për qind e të shtruarve në spital janë persona të pavaksinuar. Manastirliu nga ana tjetër kujtoi se shtatori është gjithashtu muaj i hapur për vaksinim dhe vuri theksin te rëndësia e vaksinimit të studentëve, për të cilët më herët Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi vaksinimin e detyrueshëm.
“Këtu ndikojnë shumë edhe familjarët. Nëse janë në dijeni që një i afërm i tyre nuk e ka bërë vaksinën duhet ta nxisin që ta bëjë atë, sepse simptomat e virusit kalohen më lehtë nëse jeni i vaksinuar”, tha ajo.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, edhe ata pak persona të vaksinuar që janë shtruar në spital e kanë kaluar më lehtë sëmundjen dhe simptomat e saj. Mjekët thanë nga ana tjetër se kanë në dispozicion si logjistikën ashtu edhe personelin e nevojshëm për Covid3, që është i njëjti personel që punoi në këtë spital gjatë valës së pandemisë që mbërrtheu vendin vjeshtën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje