Mjedis

Dritat e rrugëve po dëmtojnë popullatën e insekteve

Sipas një studimi të fundit dritat e rrugëve po shkatërrojnë popullatën e insekteve. Dritat ‘eko-miqësore’ janë edhe më të dëmshme për popullatat e insekteve, zbuluan studiuesit nga Qendra e Ekologjisë dhe Hidrologjisë në Mbretërinë e Bashkuar (UKCEH). Ndikimet negative të ndotjes së dritës në insektet përfshirë molët të cilat sigurojnë burime ushqimore thelbësore për një larmi kafshësh. Sidoqoftë, shkencëtarët që qëndrojnë prapa këtij hulumtimi të fundit thonë se është hetimi i parë mbi efektet e dritave më të bardha LED të jashtme në popullatat. Studimet në terren zbuluan se poshtë llambave LED në rrugë sasia e insekteve ishte 52 përqind më i ulët se në zonat e pa ndriçuara aty pranë. Pothuajse të gjitha hulumtimet e mëparshme mbi ndotjen e dritës janë fokusuar në insektet e rritura, por studimi i insekteve të vogla të cilat janë shumë më pak të lëvizshme, u mundëson studiuesve të marrin vlerësime më të sakta të ndikimeve të ndriçimit të rrugëve në popullatat lokale.
Douglas Boyes nga UKCEH, i cili udhëhoqi studimin, botuar në revistën “Science Advances”, kaloi më shumë se 400 orë duke marrë mostra të insekteve përgjatë rrugëve në një total prej 55 vendesh të ndriçuara dhe të pa ndriçuara në Luginën e Thames gjatë tre viteve të fundit.
“Prevalenca për rritje të dritave të tilla në rrugë do të ndikojë në jetëgjatësinë e insekteve,” shtoi ai.
Ndërsa Darren Evans i Universitetit Newcastle, tha se kemi nevojë për një ekuilibër midis mbrojtjes së sigurisë publike dhe kafshëve të egra, duke siguruar që ndriçimi të dizajnuar mirë, larg habitateve të rëndësishme dhe që qëndron i ndezur me një kohë të kufizuar. /The Indepndent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë