Ekspertët e shëndetit publik kudo në botë kanë paralajmëruar se edhe këtë vit nuk do të kemi një vjeshtë të lehtë. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thonë se sëmundjet virale si gripi mund të përkeqësohen.
“Vite më parë, ne do të thoshim se duhet të prisni sa më shumë që të mundeni për të marrë një vaksinë kundër gripit, por nëse e merrni atë në vjeshtë, kjo me të vërtetë duhet t’ju mbrojë gjatë sezonit,” tha Claudia Hoyen, drejtoreshë e kontrollit të infeksioneve pediatrike në Spitalin e Foshnjave dhe Fëmijëve në Cleveland.
Bazuar në numrin e viruseve që ajo ka parë duke prekur njerëzit në fillim të këtij viti, ajo mendon se nuk është mirë për sezonin e gripit. Ajo tregon se spitali i fëmijëve të Hoyen ka qenë shumë më i ngarkuar këtë verë në krahasim me të kaluarën, duke pasur fëmijë të infektuar nga viruse të ndryshme.

Si parashikohet sezoni i gripit këtë vit?
Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, vendet ende nuk janë të prekura nga gripi por kjo do të ndryshojë së shpejti me ardhjen e vjeshtës. Ekspertët shpjegojnë se fëmijën kanë “ekskluzivitetin e shpërndarje” se gripit dhe pikërisht kjo është një arsye pse rastet e gripit rriten me fillimin e vitit shkollor.
“Kur fëmijët infektohen, ata e lëshojnë virusin për një periudhë më të gjatë kohore sesa të rriturit, kështu që ata janë me të vërtetë njerëzit që e sjellin virusin në familje dhe e përhapin atë tek, të gjithë,” tha Schaffner.
Ajo që mund të ketë ndihmuar më parë janë masat paraprake shtesë që njerëzit morën për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Maskat, higjiena e mirë e duarve, shkolla e kufizuar personale, udhëtimi i kufizuar dhe më pak ndërveprim me të tjerët mund të ndihmojnë në parandalimin e Covid-19 dhe përhapjen e gripit. Por ekspertët e CDC thonë se ndërsa vendet janë të hapura mbrojtja nga viruset bëhet edhe më e rëndësishme për të gjithë. Ekspertët thonë se për të përballuar këtë sezon dimri të vështirë me Covid-19 dhe gripin, nëse është mundësi për të marrë të dyja vaksinat përkatëse duhet t’i marrin.
“Fëmijët nën 11 vjeç janë shumë të vegjël për të marrë vaksinën e Covid-19 kështu që duhet sa më parë të marrin vaksinën e gripit,”shton Schaffner./CNN/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje