Moti

Shiu vazhdon edhe të premten

Moti me reshje do të vazhdojë edhe këtë premte. Të dhënat meteorologjike për vendin tonë tregojnë se të nesër priten reshje mesatare në qytetet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Ndërsa për situatën e zjarreve IGJEUM tregon se pritet rrezik “i ulët” për zjarre në qarqet Kukës, Fier, Korçë dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera “nuk ka rrezik”. Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në zonat bregdetare: 21-26 gradë celsius.
Në zonat e ulëta: 18-28 gradë celsius.
Në zonat malore: 14-27 gradë celsius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë