Dihet mirë se gripi është sezonal, arrin kulmin në dimër në rajonet e buta dhe gjatë sezonit të lagësht në vendet tropikale. Pra, a ndjek Covid-19 një model të ngjashëm sezonal?
Për t'iu përgjigjur kësaj pyetjeje shkencëtarët krahasojnë normat e koronavirusit midis periudhës mars 2020 dhe mars 2021 nga pesë vende Kanada, Gjermani, Indi, Etiopi dhe Kili me temperaturën mesatare ditore, lagështinë, rrezatimin ultravjollcë dhe kapacitetin e tharjes së ajrit. Në vendet me klimë të butë ata zbuluan se Covid-19 arriti kulmin gjatë muajve të dimrit, kur temperatura dhe lagështia ishin të ulëta. Ndërkohë, në vendet me klimë tropikale rastet arritën kulmin gjatë muajve të verës, kur lagështia ishte e lartë. Rezultatet, të publikuara në revistën “GeoHealth”, zbulojnë se kishte dy variabla, nivelet ultravjollcë dhe kapaciteti i tharjes së ajrit, që lidheshin vazhdimisht me nivelet e Covid-19 në të gjitha vendet. Vera u shoqërua me rënien e normave të koronavirusit, ndërsa moti i ftohtë duket se ndihmojnë në përhapjen e virusit.
Parashikimi i sezonalitetit të Covid-19 do të jetë i rëndësishëm në luftën kundër përhapjes së tij, duke siguruar që vaksinat përforcuese të jepen para fillimit të sezonit të dimrit. /The Guardian/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.