Temperaturat e larta do të shoqërojnë vendin deri të mërkurën mbasdite kur priten edhe vranësirat e para dhe rënie temperaturash.
“Fillimisht në zonën veriore duke sjellë reshje të pakta shiu dhe gjatë ditës së enjte presim rrebeshe afatshkurta shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë”, tha sinoptikania Adiola Bani.
Por dita e premte dhe fundjava do të përmirësojnë sërish kushtet atmosferike duke rikthyer kthjellimet ndërsa reshjet do të mbeten të izoluara.
Sipas Meteoalb, në këtë fillim jave temperaturat do të shkojnë deri në 37 gradë, por e mërkura sjell rënie me dy gradë dhe dita e enjte do bëjë që termometri të zbresë deri në 33 gradë Celcius.
Era do të vijojë të fryjë e lehtë deri ditën e mërkurë. Më pas bashkë me reshjet e shiut do të kemi edhe erë të fortë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




