Shendet

Shqiptarët e parë që po marrin një dozë të tretë vaksine

Shqiptarët e Preshevës kanë filluar të aplikojnë dozë e tretë për personat që kanë marrë dy doza vaksinash përpara 6 muajsh.
Drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Luginën e Preshevës, Driton Salhiu, shpjegon se qytetarë nuk janë të detyruar për të marrë dozën e tretë, por këshillohet.
“Doza mund të merret e njëjtë si me dy të parat, por edhe mund të zgjidhet një tjetër. Ka një grup që janë prioritet për të marrë vaksinën e tretë që është stafi shëndetësor, personat mbi moshën 70 vjeç dhe ata me sëmundje kronike” thotë Salihu për Gazetasi.al, i cili shton se të parët që po vaksinohen janë stafi shëndetësor jo të shumtë në numër sepse sapo ka filluar procedura.

Driton Salihu

Ndërkaq ekspertët e Shëndetit në Shqipëri kanë këshilluar prej kohësh se duhet një dozë e tretë pas gjashtë muajsh tek personat që janë vaksinuar me vaksinën Coronavac.
Shefja e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino ka thënë më herët për Gazetasi.al se duke u bazuar tek rekomandimet e OBSH dhe autoriteteve të tjera shëndetësore në botë (CDC, ECDC, ACIP) dhe duke vlerësuar eksperiencën e disa vendeve që kanë përdorur dozën e tretë, Komiteti Teknik i Ekspertëve po diskuton nëse kjo procedurë do të përdoret edhe në Shqipëri.
“Pasi të kryet vlerësimi nga ekspertët do të merret një vendim,” shpjegoi Bino, por deri më tani nuk ka asnjë informacion për këtë pjesë.
Doza e tretë e vaksinën është një debat i hapur në të gjithë vende në botë që prej shfaqjes së variantit Delta. Vende të ndryshme si vende si Izraeli, Turqia, Zvicra, Britania dhe Gjermania tashmë kanë nisur aplikimin e dozës së tretë. Në një deklaratë të fundit Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave(FDA) ka autorizuar dozën e tretë të vaksinave për persona me sistem imuntar të dobët ose që kanë problem shëndetësore.

“Pas një rishikimi të plotë të të dhënave të disponueshme, FDA përcaktoi se ky grup njerëzish duhet të marrë një dozë të tretë,” tha në një deklaratë komisioneria në detyrë i FDA, Janet Woodcock.
Ajo tha se njerëzit e tjerë që janë plotësisht të vaksinuar janë të mbrojtur dhe nuk kanë nevojë për një dozë shtesë në këtë kohë. Gjithashtu një studim nga Laboratori Kyç i Shëndetit Publik (Ministria e Arsimit Kinë) ka vërtetuar se për vaksinën CoronaVac është e nevojshme një dozë të tretë te moshat mbi 60 vjeç. Studimi tregoi që në përfundim të fazës së parë dhe të dytë klinike të dozës së tretë së vaksinës CoronaVac në moshat +60 vjeç, autorët shkruajnë se, 2 javë pas dy dozave CoronaVac 97.8% e personave kanë antitrupa neutralizues mbi titrin e rekomanduar, por 6 muaj pas dy dozave CoronaVac, vetëm 17.8% e personave vazhdojnë ta kenë këtë nivel antitrupash.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë