Shendet

Ndërsa Varianti Delta përhapet, një trajtim thelbësor për Covid-19 është në mungesë globalisht

Një ilaç anti-inflamator i përdorur për të trajtuar rastet e rënda të Covid-19 është në mungesë globalisht, ndërkohë që infektimet dhe shtrimet në spital po rriten për shkak të variantit Delta që është shumë i transmetueshëm.

Genentech, një degë amerikane e kompanisë farmaceutike Roche Holding AG, tha këtë javë se  ilaçi i quajtur tocilizumab, kishte përfunduar në të gjitha kompanitë farmaeutike kudo në botë. Administrata e Ushqimit dhe Barnave shtoi se  tocilizumab, e cila shitet nën emrin e markës Actemra e bën pjesë në listën e mungesave të ilaçeve.

Roche tha se kapaciteti i tij për të rritur prodhimin dhe  për të përmbushur kërkesën në rritje është kufizuar nga mungesat e lëndëve të para dhe procesi intensiv i punës për të bërë ilaçin. Prodhuesi zviceran i ilaçeve tha në një deklaratë se pret që mungesat globale të vazhdojnë gjatë javëve dhe muajve në vazhdim.

Tocilizumab përdoret  si steroid për të nxitur përgjigjen imune që ndodh tek disa pacientë të sëmurë rënë nga Covid-19. Ilaçi, i cili u krijua fillimisht për të trajtuar sëmundjet inflamatore si artriti reumatoid, mori autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave(FDA) në qershor.

“Mungesa lidhet me një formulim të tocilizumab i cili është medikament intravenoz,”tha kompania.

 Një formë alternative e ilaçit që mund të jepet me injeksion është ende në dispozicion, por ai version nuk është i autorizuar për përdorim për Covid-19.

Rastet e Covid-19 dhe shtrimet në spitale po rriten në mënyrë të qëndrueshme ndërsa varianti shumë infektiv Delta përhapet shpejt në të gjithë SHBA, kryesisht në mesin e të pa vaksinuarve.

“Kërkesa amerikane për tocilizumab është më shumë se e pesëfishuar në dy javët e fundit, e nxitur nga rritja e rasteve të lidhura me Delta,” tha Roche.

Mungesa vjen pavarësisht përpjekjeve të Genentech dhe Roche për të rritur prodhimin e ilaçit, i cili u identifikua në fillim të pandemisë si një trajtim i mundshëm për raste të caktuara të rënda të Covid-19. Roche tha se fabrikat e saj prodhuese po punojnë pranë kapacitetit.

Genentech tha se po punonte për t’i dhënë përparësi zonave me nevojën më të lartë dhe kishte drejtuar rezervat e mbetura te spitalet dhe klinikat në pikat e nxehta të Covid-19 në SHBA.

Studimet mbi efektivitetin e tocilizumab në parandalimin e vdekjes që rezulton nga Covid-19kanë dalë në përfundime të ndryshme. Por në korrik të vitit 2021, Organizata Botërore e Shëndetit e rekomandoi atë për përdorim në raste të rënda pasi arriti në përfundimin se ajo dhe një ilaç i ngjashëm i quajtur sarilumab uli rrezikun e vdekjes me 13% në pacientët më të sëmurë.

Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë