Moti

E premtja me reshje shiu, kryesisht në juglindje të vendit

Ndryshe nga ditët që kaluam, e premtja do të shoqërohet me vranësira që do të jenë më të përqendruara përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave malore, njoftojnë sinoptikanët.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje të vendit.

Era do të vijojë të jetë me shpejtësi të ulët ndërsa temperaturat do të vijnë duke u ulur por jo shume.

Moti për të premten

vendet malore 16°C deri në 27°C

vendet e ulëta 20°C deri në 34°C

vendet bregdetare 18°C deri në 32°C


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë