Shendet

Variantet e reja janë më të transmetueshme, por më pak vdekjeprurëse

Nga Ilir Alimehmeti-Variantet e vazhdueshme të SARS-CoV-2 shkojnë vetëm në një drejtim me kalimin e kohës, drejtim krejtësisht i pritshëm, bëhen më të transmetueshëm e njëkohësisht më pak vdekjeprurës!

Një vit më parë kuptohet që flisnim për variantit D614G, i cili zëvendësoi që në mars 2020 variantin origjinal Ëuhan-1. Duhen gjithmonë disa muaj përpara se të kryhen e publikohen studimet, por edhe pse e vërteta vonon, ajo del gjithmonë në sipërfaqe. Tani që erdhi gushti i vitit 2021 kemi njohuri më të plotë për varianti B.1.1.7, të njohur ndryshe si varianti Britanik e më pas varianti Alfa.

Dje u publikuan të dhënat e Izraelit mbi shkallën e vdekshmërisë së rasteve (CFR – case fatality rate) nga varianti Alfa. Studiuesit e Kolegjit Sapir dhe të Universitetit Ben-Gurion (Izrael) publikuan të dhënat e të gjithë popullatës së Izraelit duke filluar që nga data 1 mars 2020 e deri më 28 shkurt 2021, periudhë në të cilën nuk kishte luajtur efekt ende vaksinimi.

Rezultatet:

-Piku i vdekshmërisë së rasteve (CFR) është në maj 2020.

-Vdekshmëria e rasteve (CFR) ishte më e ulët më pas.

-Vdekshmëria bruto në shifra absolute ishte më e lartë, pasi numri i të infektuarve ishte shumë më i madh.

Autorët dalin në përfundimet se megjithëse vdekshmëria bruto ishte më e lartë me variantin alfa (sepse infektoheshin më shumë njerëz), përqindja e vdekshmërisë së rasteve (CRF) ishte më e ulët.

Një mekanizëm i qartë për këtë skenar është dalja e një varianti të ri dominues, i cili është më infektues por nuk është më vdekjeprurës. Mos të harrojmë që tashmë varianti Alfa (britanik) është zëvendësuar nga varianti Delta (indian), i cili është qartësisht më i transmetueshëm dhe në analizat ad interim duket më pak vdekjeprurës me CFR 0.3%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë