Të rinjtë mund të jenë në rrezik më të lartë për t’u prekur nga Covid-19 se sa mendohet aktualisht, kanë treguar studiuesit, duke cituar modele kompjuterike. Infeksionet e Covid-19 në grup moshat më të reja nuk po zbulohen dhe të rinjtë në veçanti mund të jenë nxitës të heshtur të infeksioneve tek më të vjetërit, shkroi një ekip kërkimor kanadez në revistën “Annals of Internal Medicine” të martën.
Të moshuarit janë në rrezik të lartë për COVID-19 dhe rezultate të dobëta, kështu që përpjekjet e hershme të vaksinimit u përqendruan tek ata para se të zgjeroheshin për të përfshirë grupet më të reja.
Studimi i ri tregon që nivelet e larta të raportuara të infeksionit tek të rriturit e moshuar mund të rezultojnë pjesërisht nga testimet më të shpeshta në këtë grup për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese që dihet se janë më të rënda.
“Kur njerëzit shikojnë numrat gjatë pandemisë, ndonjëherë ne harrojmë se sa raste shohim me të vërtetë pasi varet nga sa testime bëjmë. Dhe se testimi është i ndryshëm në grup moshat,” tha bashkautori David Fisman nga Universiteti i Torontos.
Duke përdorur të dhënat e të gjitha testeve dhe diagnozave të testeve PCR në Ontario, Kanada, midis marsit dhe dhjetorit 2020, ekipi i Fisman zhvilloi modele statistikore për të analizuar nëse ndryshimet në normat e infeksionit sipas grup moshave ndikohen nga frekuenca e testimit.
Pas rregullimit të frekuencës së testimit, rreziku i infeksionit ishte më i ulët tek fëmijët nën moshën 10 vjeç dhe tek të rriturit mbi 80 vjeç, krahasuar me popullsinë e përgjithshme, thanë studiuesit. Normat ishin më të larta tek adoleshentët dhe të rriturit e rinj të moshës 20 deri në 49 vjeç, veçanërisht në meshkujt e rinj.
“Ajo që shohim në pandemi është maja e një ajsbergu shumë më të madh. Dhe shumica e ajsbergut janë të rinjtë. Të dhënat janë nga vetëm një provincë kanadeze dhe nevojiten më shumë kërkime në popullata më të gjera,” tha Fisman.
Të dhënat më të fundit të vaksinimit nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se gati 81% e amerikanëve të moshës 65 vjeç e lart janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, krahasuar me vetëm rreth 62% të atyre të moshës 18 vjeç e lart./Reuters/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje