Në Shqipëri, shumica dërrmuese e rasteve të shtuara me Covid-19 janë me variantin Delta të virusit. Kështu është shprehur në një bisedë me Zërin e Amerikës, Drejtuesja e Departamentt të Kontrollit të Sëmundjeve Infektive, Silva Bino e cila thotë se rritja e rasteve sidomos në dy javët e fundit është shqetësuese.
Ndërsa bën thirrje për zbatimin e rregullave anti Covid, si nga popullata ashtu dhe institucionet, zonja Bino shprehet se sipas saj, do të duhej që të parashikohen mekanizma detyruesë për kryerjen e vaksinës.
Në 24 orët e fundit u konfirmuan 379 raste dhe 1 humbje jete. “Për vetë faktin se si rastet janë transmetuar, por dhe gjithashtu nga disa të dhëna sugjeruese laboratorike, për vetë faktin se ne nuk bëjmë sekuencimin gjenetik në vendin tonë. Ne vazhdojmë të çojmë mostra dhe nga të dhënat që kemi, pjesa më e madhe janë Delta”, shpjegon znj.Bino.
Varianti Delta u konfirmua në Shqipëri në gjysmën e dytë të muajit Korrik, nga mostra të cilat ishin mbedhur që nga Qershori.
“Është akoma herët të flasim nëse kemi të bëjmë me një transmetim të gjerë komunitar. Fakti është që e kemi vënë re në disa qyetete të mëdha të përqëndruar por situata do të monitorohet hap pas hapi, për të gjitha llojet e masave kufizuese”, thotë zonja Bino.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.