Shendet

OBSH tymi i zjarreve ‘dobëson’ njerëzit përballë Covid-19

Ekspertët e shëndetit kanë lëshuar një paralajmërim se tymi i zjarreve mund t’i bëjë njerëzit më të prirur për t’u prekur nga Covid-19.

Flakët janë të shumta në Shqipëri, të gjithë Europën dhe Amerikën e Veriut. Të ushqyera nga temperaturat përvëluese ato janë duke shkaktuar dëme të pa llogaritura. Për shkak se tymi ul dhe dëmton imunitetin e bën njeriun më të dobët edhe ndaj Covid.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) thotë se grimca mikroskopike të tymit të flakëve mund të depërtojnë thellë në mushkëritë tuaja.
“Ato mund të shkaktojnë një sërë problemesh shëndetësore nga djegia e syve dhe rrjedhja e hundëve deri tek sëmundjet kronike të rënduara të zemrës dhe mushkërive. Afër zjarreve, tymi është një rrezik për shëndetin sepse përmban një përzierje të gazrave të rrezikshëm,” thotë OBSH.


Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA. Kjo mund t’ju bëjë më të prirur ndaj infeksioneve të mushkërive, përfshirë SARS-CoV-2, virusi që shkakton COVID -19.
Njerëzit e moshuar, njerëzit me sëmundje kardio -respiratore ose sëmundje kronike, fëmijët dhe njerëzit që punojnë jashtë janë veçanërisht të prekshëm nga efektet e kombinuara të valëve të nxehtësisë dhe ndotjes së ajrit. Shkencëtarët paralajmërojnë se rritja e temperaturave globale për shkak të emetimeve të gazrave serrë po rrit rrezikun e kushteve të zjarrit në të gjithë planetin.
Vende të Evropës po durojnë valë të nxehta të forta, ndërsa moti i nxehtë, i thatë, ka shkaktuar zjarre kudo në Kaliforni.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë