Shkencëtarët thonë se vaksinimi duhet të shtrihet edhe tek fëmijët nga mosha 12 vjeç në mënyrë që të arrihet imuniteti i tufës.
Imuniteti i tufës kërkon që rreth 85 për qind e popullsisë të mbrohet përmes vaksinave ose antitrupave, sipas epidemiologëve.
“Nuk do të jetë e mundur të fitohet imuniteti i tufës pa vaksinuar fëmijët më të vegjël,” tha Deepti Gurdasani, epidemiolog në Universitetin “Queen Mary” në Londër.
Eksperti shton se nëse nuk do të vaksinohen fëmijët ata do të infektohen nëpër shkolla duke mos ulur transmetueshmërinë.
Autoritetet shëndetësore të Republikës së Irlandës njoftuan të enjten se fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç mund të regjistrohen për të marrë vaksinën Covid nga java e ardhshme. Franca, Kanadaja dhe SHBA tashmë kanë filluar vaksinimin fëmijëve nga 12-16 vjeç.
Stephen Griffin, profesor i virologjisë në Universitetin Leeds, tha se nuk ishte ende e qartë nëse do të arrihej imuniteti i tufës edhe duke vaksinuar fëmijët.
“Ne nuk do të arrijmë imunitetin e tufës vetëm duke vaksinuar fëmijët, por duhet të ecim më tej me masat për të ndërprerë transmetimin,”shtoi ai.
Camilla Kingdon, presidente e Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha se planifikimi për fillimin e vaksinimit nuk ishte mjaft i mirë. Ajo tha se sistemi kombëtar i rezervimit të vaksinave në Angli ende nuk po pranonte prenotime për askënd nën moshën 18 vjeç.
“Anëtarëve tanë u bëhen vazhdimisht pyetje nga të rinjtë ose prindërit e tyre për të cilat ata nuk kanë përgjigje sepse nuk ka ende të dhëna konkrete për vaksinimin e të rinjve,” shtoi ajo.
Ndërkaq nga ana tjetër ekspertë të tjerë e konsiderojnë thelbësorë vaksinimin e grup moshave të reja për frenimin e transmetueshmërisë.
Profesor Lawrence Young, nënkryetar i Shkollës Mjekësore Warwick, tha se të gjithë fëmijët do të duhet të vaksinohen për të pasur një mbulesë vaksinale sa më të madhe.
“Unë mendoj se ka të bëjë me mbrojtjen e mirëqenies së fëmijëve, si dhe sigurimin që shkollat të mos kenë nevojë të mbyllen,” shtoi eksperti.
Burimi:The Independent/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje