Shendet

Mbërrijnë edhe 56160 vaksina Pfizer, lajmin e jep vetë kryeministri Rama

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka dhënë pak minuta më parë lajmin e mbërritjes edhe të 56,160 vaksinave Pfizer në vendin tonë. Rama në postimin e tij të shkurtër bën apel për çdo qytetar që të vaksinohet gjatë gushtit, muajit të hapur për vaksinimin masiv.

“Edhe 56,160 vaksina Pfizer i shtohen sasisë së vaksinave AntiCovid, duke e çuar në 1,755,570 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri.

Një ftesë për çdo qytetar për të shfrytëzuar muajin e hapur të vaksinimit masiv: Vaksinohuni sa më parë në qendrën tuaj shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Mbroni shëndetin dhe jetën! 1,248,205 vaksinime të kryera deri tani”, – shkruan kreu i qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë