Gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të menjehershme të rasteve me Covid-19 në vendin tonë. Shifrat japin një panoramë të qartë se varianti Delta në vend ka nisur të japë ndikim. Numrat kanë variuar nga 65, 99 dhe 132 raste në ditë duke treguar se transmetueshmria e këtij varianti është me lartë se variantet e tjera.
Gazetasi.al komunikoi me ekspertët për të kuptuar më shumë rreth situatës epidemiologjike në vend.

Në lidhje me rritjen e infektimeve Shefja e Shërbimit Epidemiologjik dhe Sëmundjeve Infekive në ISHP tha për Gazetasi.al se duhet të zbatohen masat që në fuqi, të bëhet izolimi i të infrktuarve, të mbahen maskat dhe të vaksinohemi.
“Vetëm vaksinimi në këtë moment nuk e frenon përhapjen e infektimeve” shpjegon Bino.

Në të njëjtën ide është edhe mjeku epidemiolog në ISHP, Alban Ylli. Ai shpjegon për Gazetasi.al se për të shmangur transmetueshmërinë duhet të zbatohen masat kufizuese të mos grumbullimeve në mjedise të mbyllura. Eksperti shton se është e rëndësishme që të inkurajohet dhe përshpejtimi i vaksinimit.
Lidhur me pacientët në spital, mjeku infeksionist reumatolog, Tritan Kalo tha për Gazetasi.al se kliniçistët dyshojnë që një pjesë e tyre janë të infektuar nga varianti Delta, por përcaktimi sekuencial bëhet në ISHP, ndërsa mosha e pacientëve është +60.

Ndërkaq, ende nuk kemi një pamje të qartë të vaksinimit të të rinjve në vend, pavarësisht se Gazetasi.al e ka kërkuar këtë informacion shumë herë. Deri më tani jepet vetëm numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në vend me një ose dy doza.
Në një intervistë për mediat, Shefja e Programit Kombëtar të Vaksinimit në ISHP të enjten tha se interesi i qytetarëve ka qenë i lartë, por duhet të jetë edhe më i lartë. Ajo bëri thirrje që të gjithë personat +18 vjeç të shfrytëzojnë muajin e hapur për t’u vaksinuar sa më parë. Javë më parë numri i të vaksinuarve shkonte edhe 20 mijë persona në ditë, ndërsa në këto ditë të para të gushtit, kur mund të shkojë çdo kush mbi 18 vjeç, numri shkon deri në 8 mijë.
Rritja e shifrave të infektimeve ishte parashikuar edhe me herët nga ekspertët. Mjekët epidemiolog Alban Yll, Ilir Alimehmeti, Dritan Ulqinaku dhe të tjerë gjatë intervistave me Gazetasi.al e kanë parashikuar që do të kishim një trend rritje të infektimeve me ardhjen e variantit Delta. Anxhela Celanji
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje