Gadishulli i ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët amtosferik dhe masa ajri të paqëndrueshme të cilat do të ifluencojnë edhe në vendin tonë ku priten reshje në zonën qëndrore dhe rënie e temperaturave.
E Premte, 06 Gusht 2021
Vendi ynë do të ndikohet nga një front i ftohtë në shtresat e larta të atmosferës, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu në zonën veri-perëndimore dhe qëndore në mesditë. Era do të jetë me intesitet , drejtim Perëndim -Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 12-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .
Temperaturat:
Zona malore 19/32°C
Zona e ulët 20/34°C
Zona bregdetare 23/33 °C
Kosova, e Premte, dt 06 Gusht 2021
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu. Era do të jetë me intesitet 10-15 m/sek. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 32°C .
E Shtunë, 07 Gusht 2021
Moti do të jetë me diell kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-14 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat:
Zona malore 16/35°C
Zona e ulët 17/36°C
Zona bregdetare 20/35 °C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




