Autoriteti më i lartë kushtetues në Francë të enjten ka aprovuar pasaportën shëndetësore të COVID-19 që kërkon dëshmi të vaksinimit ose testimit negativ për qasje në shumë vende publike.
Pasaporta e vaksinimit që do të hyjë në fuqi nga e hëna, ka nxitur protesta masive në Francë ku kritikët e kanë akuzuar presidentin Emanuel Macron që po e udhëheq një diktaturë shëndetësore.
Por, Gjykata Kushtetuese tha se kufizimet e votuara në Parlament muajin e kaluar përfaqësojnë një balancë mes shqetësimeve për shëndetin publik dhe lirisë personale.
Mungesa e një pasaporte vaksinimi nuk duhet të bëhet pengesë për trajtimin e pacientëve, vendosi gjykata.
Gjykatësit shfuqizuan edhe një dispozitë që ishte e përfshirë në Ligjin për Shëndetin, që do të lejonte punëdhënësit të largonin nga puna personat që nuk e kanë pasaportën e vaksinimit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje