Janë rreth 13.000 të huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, të pajisur me leje qëndrimi. Ligji për të huajt që u miratua nga Kuvendi u mundësonte ndër të tjera atyre por edhe të gjithë shtetasve të tjerë jo shqiptarë, që duan të jetojnë në Shqipëri, të procedojnë vetëm nëpërmjet një dokumenti, duke shmangur kështu burokracitë. Pajisja e lejes së punës dhe lejes së qëndrimit në Shqipëri më parë kanë qenë të ndara. Me ligjin e ri, parashikohet të ketë një shkrirje të dy dokumentacioneve në një. Leja Unike që do të shërbejë si leje qëndrimi dhe pune për shtetasit e huaj.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin në fjalë. Sipas tij, Shqipëria rrezikon të përballet me një fluks të lartë të kërkesave të detyrueshme për pranim nga shtetas të ndryshëm të vendeve të treta. Meta nënvizon se fluksi i shtetasve nga vendet e treta, është përtej mundësive dhe kapaciteteve që Shqipëria ka.
“Nëse Shqipëria nuk po ofron mundësi punësimi, mirëqënie, stabilitet, siguri dhe garanci për shtetasit e saj, si do të mundet të ofrojë mundësi për të huajt në një masë të gjerë?
“Qeveria po përmbush vetëm një qëllim parësor dhe afatshkurtër, plotësimin e boshllëqeve që po krijon largimi masiv i shtetasve shqiptarë me shtetas të huaj, duke u fokusuar më shumë tek fuqia punëtore”, nënvizon Meta
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.