Shendet

Rreziku nga varianti Delta, Wuhan teston 11 milion banorët e tij

Wuhan ka njoftuar testimin e të gjithë banorëve të saj, si kundërpërgjigje ndaj Covid -19, pas konfirmimit të shtatë rasteve te reja, i pari pas më shumë se një viti.

Autoritetet e kryeqytetit të Hubeit, ku COVID19 u zbulua për herë të parë në fund të vitit 2019,  po kryejnë një operacion të ngjashëm si vitin e kaluar në të njëjtën kohë .

Qyteti me 11 milion banorë “po fillon me shpejtësi teste gjithëpërfshirëse tek të gjithë banorët”, shpjegoi zyrtari i Wuhan Li Tao në një konferencë shtypi të martën.

Frika është përqendruar kryesisht tek varianti Delta, i cili u kthye në Kinë me rastet e para të konstatuara në 20 korrik në Aeroportin Ndërkombëtar Nanjingetuan

Ndërkohë, ANSA raporton se Kina ka kufizuar lëvizjen e banorëve në qytete të tëra, ka prerë lidhjet e transportit të brendshëm si dhe ka filluar testimin masiv ditët e fundit Për më tepër, Pekini, përveç shtyrjes së hapjes së shkollave, ka ndaluar edhe hyrjen e turistëve në kryeqytet gjatë sezonit pushimeve verore dhe u ka kërkuar banorëve të mos udhëtojnë jashtë përveçse për nevoja të domosdoshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë