Përgjigja imune që ndodh me dy doza të vaksinës AstraZeneca anti-Covid është më pak se ajo e vërejtur me përzierjen e vaksinave me dozën e parë të Astrazeneca dhe e dyta me vaksinën mRna ose me dy doza të vaksinës mRna (Pfizer dhe Moderna).
Përgjigja imune nuk duket se ka të njëjtin efektivitet nëse doza e parë është me një nga vaksinat Pfizer ose Moderna dhe e dyta me AstraZeneca.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e specifikon këtë në rekomandimet e reja mbi vaksinën anti-Covid të AstraZeneca.
Sidoqoftë, është mirë të përdorësh përzierjen e vaksinave, thotë OBSH, vetëm në situata të veçanta të ndërprerjes së furnizimeve duke qenë se studimet deri tani janë të bazuara në disa mostra të kufizuara.
“Edhe nëse të dhënat për momentin janë inkurajuese, duhet kujdes në interpretimin e tyre – specifikon OBSH në përditësimin e rekomandimeve – duke pasur parasysh mostrat e kufizuara.
Për momentin nuk ka studime mbi efikasitetin e vaksinës dhe se më shumë të dhëna priten së shpejti, e bashkë me to edhe rekomandime të reja
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje