Vendi ynë po edhe Gadishulli i Ballkanit është nën ndikimin e rrymave të nxehta sahariane. Gjatë ditës së martë është parashikuar se moti do të jetë me diell dhe kthjellime dhe vranësira të pakta në zonën veri-perëndimore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit:
-Në zonat malore 19-38 gradë celsius.
-Në zonat e ulëta 20-40 gradë celsius.
-Në zona bregdetare 24-37 gradë celsius.
Të dhënat meteorologjike tregojnë se era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det hapur. Sipas IGJEUM parashikohet se vendi ynë do të jetë nën valën e të nxehtit saharian deri në datën 12 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




