Luiza Gega është kualifikuar për në finale. Atletja shqiptare zhvilloi sot garën e 3000 metrave me pengesa në Lojërat Olimpike të Tokios, ku arriti kohën 9:23:85, që e kualifikon për në finalen e 4 gushtit.
Gega u rendit e pesta në baterinë e dytë. Ky është një rezultat shumë i mirë për Shqipërinë. Është herë e parë në histori, që atletika shqiptare do të ketë një përfaqësues në një finale Olimpiade.

Luiza Gega ka përmbushur objektivin e saj, që ishte kalimi në finale. Ajo ka punuar fort për këtë objektiv, ndërsa tani ka pak ditë kohë për të rikuperuar energjitë dhe për të bërë një garë sa më të mirë më 4 gusht.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



