Varianti Delta është më shumë ngjitës se variantet e tjera dhe ka më shumë gjasa të prekë edhe personat që janë vaksinuar dhe të shkaktojë sëmundshmëri më shumë se variantet e tjera tek të pa vaksinuarit, sipas një raporti të prezantuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) në SHBA
Rochelle P. Walensky, drejtori i agjencisë, pranoi të martën se njerëzit e vaksinuar dhe preken nga ky variant kanë të njëjtën sasi virale në hundë ose në fyt se sa njerëzit e pa vaksinuar dhe mund ta përhapin virusin njëlloj.
Por dokumenti i brendshëm paraqet një pamje më të gjerë dhe madje më të keqe për këtë variant.
Varianti Delta është më i transmetueshëm se viruset që shkaktojnë MERS, SARS, Ebola, ftohjen e zakonshme, gripin sezonal dhe është po aq ngjitëse sa lia e dhenve.
Hapi tjetër i menjëhershëm i CDC është të “pranojë se loja ka ndryshuar”. Raporti pasqyron alarmin që CDC dhe shkencëtarët kanë dhënë më herët dhe pritet që të merren vendime për masa shtesë.

Të dhënat e reja tregojnë që njerëzit e vaksinuar po përhapin virusin edhe pse ndoshta në një shkallë shumë më të vogël sesa të pa vaksinuarit.
Doktor Walensky e ka quajtur transmetimin nga njerëzit e vaksinuar një ngjarje të rrallë, por shkencëtarë të tjerë kanë treguar se kjo gjë pritej. Në raport shkruhet se duke u bazuar në informacionin aktual, shumë shpejtë do të vijë koha kur mbajtja e maskës të bëhet thelbësore për të gjithë botën.
Diçka shqetësuese që duket në raport është se infektimi nga varianti Delta mund të ketë gjasa të çojë në sëmundje të rënda. Studimet nga Kanadaja dhe Skocia zbuluan se njerëzit e infektuar me këtë variant kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital, ndërsa kërkimet në Singapor treguan se ata kanë më shumë gjasa të kërkojnë që të kalojnë përsëri në intubim. Megjithatë, shifrat e CDC tregojnë se vaksinat janë shumë efektive në parandalimin e sëmundjeve serioze, shtrimin në spital dhe vdekjen e njerëzve të vaksinuar.
“Në përgjithësi, Delta është varianti shqetësues që ne e dinim sa ishte dhe nuk na ra qielli mbi kokë. E rëndësishme është që vaksinat janë funksionale ndaj shtrimeve,” tha John Moore, një virolog në Weill Cornell Medicine në New York.
Burimi:The New York Time/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje