Gadishulli Ballkanik që prej fillimit të javës është nën presionin e rrymave të nxehta ajrore nga Afrika dhe do të ketë temperatura të larta. Të mërkurën pritet që të ketë vranësira të pakta në Jug-lindje. Era do të jetë me shpejtësi deri në 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 23-35 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 24- 42 gradë celsius.
Në vendet malore: 18-34 gradë celsius.
Të dhënat meteorologjike tregojnë se pritet nivel “i lartë” rreziku në qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet e tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




