Të shtunën nuk priten reshje shiu dhe temperaturat do të jenë të larta. Gjithashtu pritet të ketë vranësira të pakta në zonat malore. Era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare, kryesisht në bregdet dhe do të jetë me drejtim perëndimor. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
Në bregdet: 23-31 gradë celsius.
Në vendet e ulëta: 21-34 gradë celsius.
Në vendet malore: 13-27 gradë celsius.
Ndërkohë IGJEUM parashikon se pritet nivel “i lartë” rreziku në qarqet Fier dhe Vlorë, për zjarre, ndërsa niveli “i moderuar” rreziku në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Gjirokastër.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




