Rajoni jugor i vendit vazhdon të ketë mot të qëndrueshëm dhe me diell, kur qytetet qendrore vazhdojnë të përballen me shira të fortë.
Ky kontrast ka qenë edhe arsye e lëvizjes së qytetarëve drejt jugut të Shqipërisë këtë të dielë, duke u larguar nga moti i keq i kryeqytetit dhe jo vetëm.
Qytetarët kanë ndarë foto dhe video në rrjetet sociale ku duket që qytetet si Saranda, Vlora dhe Gjirokastra janë nën diell.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.








